Burim Ramadani me libër publicistik “Transit”

Kultura

Burim Ramadani me libër publicistik “Transit”

Më: 2 prill 2014 Në ora: 11:25

Burim Ramadanit të dielën do ta promovoj librin ”Transit” kjo është përmbledhja e disa prej shkrimeve autoriale botuar në medie.

Sipas Ramadanit në këtë libër janë të përmbledhura dorë analizat dhe shkrimet autoriale që datojnë që nga viti 2007, vit i cili ka qenë vendimtar në përgatitjen e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Libri “Transit” është grumbullim në një botim i disa prej shkrimeve autoriale që kam botuar për vite të tëra në mediet vendëse dhe rajonale. Qëllimi i parë i këtij libri është ofrimi për lexuesin i disa prej shkrimeve të mia, në mënyrë të lehtësimit të gjetjes dhe të analizimit të tyre. Ndërsa, qëllimi i dytë është qartësimi i koncepteve, i besimit dhe i ndërtimit të argumenteve të mia, të ndërtuara me kohë, për çështje të caktuara. Me këtë libër, lexuesi do të ketë në dorë analizat dhe shkrimet autoriale që datojnë që nga viti 2007, vit i cili ka qenë vendimtar në përgatitjen e shpalljes së pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Ramadani.

Gjithashtu, Ramadani ka thënë se titulli “Transit” e ka marrë duke u bazuar në përmbajtjen e shumicës së shkrimeve .

“Shkrimet e përmbledhura në këtë libër, të cilat do të pasohen me botimin e përmbledhjeve të tjera të shkrimeve të mia autoriale, ka marrë titullin “Transit”, duke u bazuar në përmbajtjen e shumicës së shkrimeve të mia të deritashme që kanë pasur për temë vështirësitë, sfidat dhe mundësitë e Kosovës gjatë transicionit. Renditja e këtyre shkrimeve, në libër, nuk është bërë në mënyrë kronologjike, por në mënyrë tematike, nëpër kapituj”, ka shkruar Ramadani në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat