“Karnevalet ilire të malësisë”, Bozovca vazhdon të ruaj traditën 3 mijë vjeçare (Foto)

Kultura

“Karnevalet ilire të malësisë”, Bozovca vazhdon të ruaj traditën 3 mijë vjeçare (Foto)

Më: 10 mars 2013 Në ora: 23:44

Me “Karnevalet e Bozovcës” ose “Vasalicat”, banorët e Bozovcës pritën stinën e pranverës.

Këtë festë tradicionale me histori gati 3 mijë vjeçare, që daton nga kohërat e lashta ilire dhe e trashëguar deri tek brezat e rinj, banorët e Bozovcës kanë arritur ta ruajnë si traditë.

Të veshur me gëzofë dhe lëkurë prej deleje, ata nga 13 marsi e deri më 21 mars besojnë se do t’i trembin gjërat e këqija dhe shpirtrat e këqij që të qëndrojnë sa më larg fshatit, që të mos dëmtojnë burimet e ekzistencës së banorëve të këtij vendi.

Më parë kjo festë në të njëjtën mënyrë është mbajtur edhe në fshatrat tjerë të malësisë së Tetovës si Liseci,Veshalla dhe Shipkovica, por sot kjo organizohet vetëm në Bozovcë.

Karnevalet përfundojnë me një drekë me ushqime tradicionale të Bozovcës.









Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat