Spektakli “100 vjet muzikë”nis sot në TV Klan

Kultura

Spektakli “100 vjet muzikë”nis sot në TV Klan

Më: 7 tetor 2012 Në ora: 09:57

Televizioni Kombëtar Klan suprizon si çdo vit me super-produksione që shënjojnë hapjen e çdo sezoni të ri televiziv. Do të nisë sot transmetimin një super-spektakel dedikuar muzikës shqiptare në plot 100 vjet. Një formulë spektakli, ku do të prezantohen këngët më të famshme shqiptare, muzika e një shekulli, përfshire kolonat zanore të filmave, krijime serioze të autorëve më të famshëm shqiptarë, një dhurate unike për publikun me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së vendit.

Prej muajsh në Teatrin gjigant të Televizionit Klan, kanë nisur punimet për studion e këtij spektakli. S'ka dyshim se ajo të jetë ndër skenografitë më të mira për spektakle të këtij lloji, edhe për faktin se pas qëndrojne emra të njohur në Europë të kësaj fushe. Është i njohur bashkëpunimi i ngushtë dhe i suksesshëm i TV Kombëtar Klan me skenografin e famshëm Gaetano Kasteli, mjeshtrin italian të angazhuar tashmë me super-produksionin "100 vjet muzike". Produkti do të jetë një studio moderne e mbështetur me fjalën e fundit të teknologjisë që do të surprizojë me efektet speciale për shkak dhe një sipërfaqeje të pazakonte led-ëall të papërdorur ndonjeherë në Shqipëri. Gjithçka eshte kombinuar me një ndricim perfekt që do të ndjehet sa në studio por dhe në ekran edhe për shkak të ofertes së jashtëzakonshme të TV Klan për transmetim të fjalës së fundit në HD audio dhe video.

Ky program i madh vjen në ekran me skenar dhe prezantim nga Pandi Laco, i njohur tashmë si skenaristi më i mireë në Shqipëri, por dhe si prezantues mjaft i dashur për publikun. Drejtor artistik i këtij programi do te jete kompozitori i njohur dhe me përvoje në këto spektakle, Adrian Hila. "100 vjet muzikë", do të vijë në ekran me regjine e regjisorit të shumë spektakleve të mëdha, Bledar Laco. Garanci për suksesin e këtij programi është dhe fakti se këngët do të interpretohen nga artistët më të suksesshëm shqiptarë në formatin live. Producentët kanë menduar për një gërshetim brezash, nga më të rinjtë qe përbëjne trendin e muzikës së sotme, deri tek ata që janë ikona të muzikës shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat