Aeroportit në Kukës i del bari

Kukësi

Aeroportit në Kukës i del bari

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 20:03
Ky aeroport që pritet të shfrytëzohet për fluturimet me çmime të ulëta po shton buxhetin e shtetit me koston e vet të mirëmbajtjes.

Ende pa u vënë në punë, aeroportit të Kukësit do t’i duhen investime të reja. Shkurret kanë mbërritur gati në pistën e aeroportit.

Edhe rrethimi pothuajse në gjithë gjatësinë e tij është mbuluar me bimësi të larta. Që kur përfundoi së ndërtuari në vitin 2006, aeroporti nuk është vënë asnjë ditë në punë, ndërsa për kuksianët vënia në funksion e aeroportit do të thotë zhvillim për zonën.

Ky aeroport që pritet të shfrytëzohet për fluturimet me çmime të ulëta po shton buxhetin e shtetit me koston e vet të mirëmbajtjes.

Kryeministri Rama paralajmëroi pak muaj më parë se aeroporti i Kukësit do të jete operativ në vjeshtë.

Pengesat e fundit ligjore janë hequr përpara dy vjetësh me ndryshimi e marrëveshjes koncesionare me Rinasin, i cili nuk ka më ekskluzivitetin e fluturimeve ndërkombëtare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat