Qëllohet me armë zjarri transformatori i hidrocentralit në Kukës, del jashtë funksionit

Kukësi

Qëllohet me armë zjarri transformatori i hidrocentralit në Kukës, del jashtë funksionit

Më: 31 maj 2018 Në ora: 16:06
Në HEC e Lapajt

Transformatori i nënstacionit elektrik në HEC e Lapajt është qëlluar me armë zjarri duke e nxjerrë jashtë funksionit.

Sipas informacioneve paraprake kanë qenë rojet e hidrocentralit që kanë telefonuar sallën operative të Policisë së Kukësit se në orët e para të mëngjesit ka patur të shtëna me armë zjarri.

“Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ku kanë konstatuar se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të transformatorit të nënstacionit elektrik, duke e nxjerrë jashtë funksionit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 gëzhoja”, – thotë policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat