Qeveria vendos: 3 euro taksë për kukësianët në Rrugën e Kombit. A do ta pranojnë ata?

Kukësi

Qeveria vendos: 3 euro taksë për kukësianët në Rrugën e Kombit. A do ta pranojnë ata?

Më: 20 prill 2018 Në ora: 16:23
ilustrim

Ministria e Infrastrukturës i ka nisur letër-propozimin zyrtar kompanisë koncesionare Albania Highway Concession që menaxhon mirëmbajtjen e rrugës Milot-Morinë për amendimin e disa neneve, ku një nga çështjet kryesore është ajo e tarifës që do të paguajnë banorët e zonës.

Burime konfidenciale për Televizionin Klan thonë se pas bisedimeve me banorët në Kukës, Has dhe Tropojë i është propozuar koncesionarit që tarifa që ata do të paguajnë për një kalim, në sheshin e pagesës të jetë 200 lekë (të reja) apo 1.5 euro.  Dhënë ndryshe 3 euro në total vajtje -ardhje.

Mësohet se janë 8 mijë makina të regjistruara në këtë zonë, ndërsa burimet sqarojnë se ata të cilët janë banorë të këtyre zonave, por kanë automjetin të regjistruar në një vend tjetër, nuk do të jenë përfitues.

Sipas fotografimeve të bëra, numri mesatar i makinave të banorëve që kalojnë në ditë është 350 për një kah të rrugës dhe po aq anasjelltas.

Transporti urban do të përjashtohet nga të gjitha tarifat e rrugës, ku mbulimi i kostove për këtë kategori do të jepet në formë subvencioni me shumën 120 mijë euro, që është përcaktuar në kontratë për politika sociale. Grupi i punës është duke hartuar edhe termat pullat e përhershme që do të ngjiten në makina, të cilat do të blihen me çmime të reduktuara nga përdoruesit e shpeshtë të rrugës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat