Të arrestuarit e Kukësit, masa e sigurisë jepet të mërkurën

Kukësi

Të arrestuarit e Kukësit, masa e sigurisë jepet të mërkurën

Më: 3 prill 2018 Në ora: 11:51
Kukësi

Masa e sigurisë për 23 të arrestuarit e protestës së organizuar në Rrugën e Kombit do të jepet të nesër në orën 09.00.

Këtë bëri të ditur para mediave kancelari i Gjykatës së Kukësit, Shikim Korbi. Ndërkohë para gjykatës në Kukës janë mbledhur mjaft qytetarë të cilët vijojnë protestën e tyre për lirimin e të arrestuarve.

Ndërkohë protesta vijon edhe në Tiranë, për të arrestuarit e të shtunës, të cilët qëndrojnë në qeli prej tri ditësh.

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku tha se opozita do të qëndrojë në krahë të qytetarëve, duke mbështetur kërkesën e tyre.

“Kërkesa e qytetarëve është lirimi i atyre që janë arrestuar në mënyrë të padrejtë, antikushtetues dhe të paligjshme”, tha Tabaku./Tch/

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat