Propaganda ruse i bën jehonë protestës në Kukës: Nis lufta civile në Shqipëri - Bota Sot
Propaganda ruse i bën jehonë protestës në Kukës: Nis lufta civile në Shqipëri

Kukësi

E mërkurë, 20 qershor 2018

Propaganda ruse i bën jehonë protestës në Kukës: Nis lufta civile në Shqipëri

Më: 2 prill 2018 Në ora: 08:50
Kukes

Ka një titullim të “çuditshëm” portal i Kremlinit në lidhje me protestat e Kukësit, të cilat i ka ndjekur me detaje. Sputnik, në ndjekjen e informacionit ka përdorur Tanjug-un serb, por mënyra se si e ka shitur dallohet në vijën editorial të saj.

Në shkrimin e fundit pas protestës, Sputnik, duke vendosur një foto të Edi Ramës në fushatën elektorale thekson se “Kryeministri shqiptar flet pas ‘luftës së madhe të shqiptarëve’ që ka nisur në Kukës”. Kurse shkrimi i djeshëm ishte edhe më provokues: “Shqiptarët po luftojnë kundër shqiptarëve në kufirin me Kosovën”.

Në brendësi, përgjithësisht Sputnik-u ka bërë një raportim jo me shumë koment edhe pse tek-tuk ka vendosur fraza për të ndikuar në vijën e saj editoriale.

“Tensionet që u ngritën dje për shkak të taksë së të ashtuquajturës Rrugë të Kombit që lidh Prishtinën me Tiranën tani është kthyer në një luftë midis policisë dhe qytetarëve të Shqipërisë. Qytetarë nga Kosova u ftuan gjithashtu në këtë protestë nga Tirana”, shkruan Sputnik. Shkrimi thekson më tej se “Kryeministri Edi Rama tha se dhuna ndaj policisë do të ndëshkohet”.

Sipas Sputnik, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vlerësoi çmimin e ri të taksës “të ekzagjeruar”. Portali rus vazhdon me tej duke shkruar se kamionistët e Kosovës çuan 150 mjete bosh në pikën kufitare të Morinës me Shqipërinë, në shenjë proteste kundër vendimit të qeverisë shqiptare për të filluar më 15 prill taksën mbi autostradë.

Edhe e përditshmja italiane “La Repubblica” nuk ka ngelur pa e komentuar këtë ngjarje.

“Modernizimi shpesh shkakton protesta, dhe më së fundi ka qenë radha e Shqipërisë, vendi i vogël dinamik ballkanik e cila është duke u zhvilluar dhe ndodhet drejt rrugës për në Bashkimin Europian.

Taksa e parë për autostradën, që lidh kryeqytetin Tirana me Kosovën ka çuar në akte dhune. Demonstruesit kanë shkulur sportelet ku paguhet kjo taksë dhe u kanë vënë flakën atyre. Ka shumë të plagosur gjatë përleshjeve mes manifestuesve dhe policisë”, shkruan në vija të përgjithshme, La Repubblica.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test