Çfarë mbeti nga protesta në Rrugën e Kombit

Kukësi

Çfarë mbeti nga protesta në Rrugën e Kombit

Më: 31 mars 2018 Në ora: 18:16
ilustrim

Si rrallëherë qytetarët protestuan masivisht dhe me forcë kundër një takse. Ndodhi sot në mesditë në Rrugën e Kombit, kur banorë të zonës dhe jo vetëm, por edhe të ardhur nga Kosova i vunë flakën traut të ngritur nga koncensionari për të mbledhur tarifën për rrugën.

I gjithë sistemi i ngritur për tarifimin e rrugës së Kombit u shkatërrua.

“Ne do të vazhdojmë, nuk kemi ku shkojmë më, ka shku thika në kockë”, shpreheshin banorët të revoltuar.

Rruga e Kombit aktualisht është e hapur, ndërsa taksa u hoq të paktën për një ditë. Zhvillimet e tjera varen nga qeveria, nëse ajo do të terhiqet dhe do të dëgjojë zërin e qytetareve.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat