Rrëshqitjet e tokës dëmtojnë Ujësjellësin, pa ujë disa fshatra të Kukësit

Kukësi

Rrëshqitjet e tokës dëmtojnë Ujësjellësin, pa ujë disa fshatra të Kukësit

Më: 25 mars 2018 Në ora: 09:50
Kukësi

Reshjet e borës në Kukës kanë shkaktuar rrëshqitje masive të dheut, duke dëmtuar tubacionin e rrjetit të Ujësjellësit të Kolesianit, në vendin e quajtur Opare, nga i cili furnizohen me ujë të pijshëm disa fshatra të Bashkisë Kukës. 

Dëmtimi i tubacionit në 200 metër linear ka ardhur si pasojë edhe i cilësisë së dobët të punimeve të kryera në fazën e parë të ndërtimit të Ujësjellësit të ri vite më parë ende i pa përfunduar. 

Ndermarrja e Ujësjellës-Kanalizime Kukës bën të ditur se pavarësisht problemeve financiare të krijuar nga bllokimi i llogarive bankare nga Drejtoria e Tatimeve prej gati dy vitesh dhe terrenit të thyer malor nën të cilin është shtrirë rrjeti ku trashësia e borës është gati 1 metër, do të bëjë të mundur riparimin në kohë të defektit me metoda alternative. 

Probleme të njejta si pasoje e motit të keq ka patur edhe në zona të tjera të Bashkisë Kukës, ku Ndërmarrjes së Ujësjellësit i është dashur të riparojë defektet pavarësisht kostove finaciare me qëllim që banorët të mos vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat