Mjegulla e dendur ne Kukës ka krijuar vështirësi ne lëvizjen e këmbësorëve dhe te mjeteve.
Ne distancën 70 m nuk shikohet asgjë. Kështu të paktën raporton ABCNews.
Ne kushte te tilla shpejtësia e lejuar nuk duhet te kaloje me shume se 40 km ne ore. Rruga e Kombit qe nga Tuneli i Kalimashit deri ne Morin, e përtej saj deri ne Prizren është e gjitha e mbuluar me mjegull qe ne orët e para te mëngjesit.
Temperaturat ne Kukës shënojnë minus 2 grade dhe ne rruge ka prezence te akullit. Fenomeni i mjegullës nuk është i pazakonte, veçanërisht gjate vjeshtës e pranverës nga mëngjesi e deri ne mesdite.