Aksidentet, vendosen barriera në aksin rrugor Kukës-Peshkopi - Bota Sot
Aksidentet, vendosen barriera në aksin rrugor Kukës-Peshkopi

Kukësi

E premte, 22 qershor 2018

Aksidentet, vendosen barriera në aksin rrugor Kukës-Peshkopi

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 10:04
Ilustrim

Në të gjitha pjesët më të rrezikshme të segmentit Kukës-Bushtricë, pjesë e aksit nacional Kukës-Peshkopi, po vendosen barriera anësore në mënyrë që automjetet që mund të humbasin kontrollin të mos përfundojnë jashtë rruge, pasi terreni është shumë i thepisur.

Vendosja e këtyre barrierave është e domosdoshme sidomos gjatë stinës së dimrit, kohë në të cilën reshjet e dëborës janë të mëdha dhe ku mundësitë për aksidente rriten.

Krahas vendosjes së këtyre barrierave anësore, firma kontraktore që mirëmban këtë segment rrugor po punon edhe për riparimin e sinjalistikës rrugore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test