Mjeku që shërbeu si kirurg gjatë luftës në Kosovë, shpallet qytetar nderi i Kukësit

Kukësi

Mjeku që shërbeu si kirurg gjatë luftës në Kosovë, shpallet qytetar nderi i Kukësit

Më: 6 gusht 2016 Në ora: 16:27
Willard Noyes

Kryetari i Bashkisë, Bashkim Shehu priti në një takim Willard Noyes, mjekun i cili ka shërbyer si kirurg në spitalin e Kukësit deri në përfundimin e luftës në Kosovë.

Specialisti amerikan i kirurgjisë, Willard Noyes gjatë takimit me kryebashkiakun Shehu ka ndarë kujtimet e tij në Kukës, ku ai ndihmonte civilët dhe ushtarët e plagosur.

Nga ana e tij, Shehu shprehu mirënjohjen e tij dhe të popullit kuksian për kontributin që Noyes ka dhënë në sistemin e shëndetësisë gjatë krizës kosovare të vitit 1999.

Mjeku, i cili ka shërbyer si kirurg deri në përfundim të luftës në Kosovë, në vitin 2001 është shpallur “Qytetar Nderi i Kukësit”, me motivacionin për kontributin e madh që dha në sektorin e shëndetësisë gjatë menaxhimit të krizës kosovare në periudhën Prill-Qershor 1999.

Në këtë vizitë, Noyes shoqërohej edhe nga mjeku kuksian, Shaqir Shehu, kirurg ortopedik, i cili ka punuar në Spitalin e Kukësit gjatë krizës kosovare të vitit 1999.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat