Janë identifikuar dy nga tre viktimat e rrokullisjes së autobusit në Leskovac

Kronikë e zezë

Janë identifikuar dy nga tre viktimat e rrokullisjes së autobusit në Leskovac

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 16:10
Foto

Janë identifikuar dy trupat e viktimave nga aksidenti rrugor në Leskovac të Serbisë.

68-vjeçari nga fshati Buçin i Krushevës me iniciale V.Sh. dhe 68-vjeçarja grua nga Koçani me iniciale K.K. janë dy viktimat e identifikuar nga rrotullisja e autobusit në Llaskovac të Serbisë.

Siç njoftojnë nga MPJ e Maqedonisë të dy viktimat janë identifikuar nga dokumentet personale.

Ministria e Punëve të Jashtme nëpëmjet ambasadës së Maqedonisë në Beograd është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Serbisë. Nga atje njoftojnë se nga ky aksident ka vdekur edhe një grua por e cila ende nuk është identifikuar.

Poashtu është konfirmuar se katër personat të cilët kanë marrë lëndime të rënda trupore gjenden në rrezik për jetë./Telegrafi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat