Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, 4 të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, 4 të lënduar

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 10:43
Pamje nga aksidenti

Në aksidentin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, ku janë përfshirë tri vetura janë lënduar katër persona.

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e aksidentit.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Tretman mjekësor kanë kërkuar katër persona, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat