Arrestohen 5 persona në Pejë, iu gjendet kokainë dhe marihuanë

Kronikë e zezë

Arrestohen 5 persona në Pejë, iu gjendet kokainë dhe marihuanë

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 10:57
Foto ilustruse

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar në fshatin Vitomericë të komunës së Pejës, pasi gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur substanca narkotiken të llojit kokainë dhe marihuanë.

Gjatë kontrollit tek pesë të dyshuarit meshkuj K/Shqiptarë, janë gjetur sasi të dyshuara narkotike të llojit kokainë me peshë 24.2 gramë dhe tri qese me substanca narkotike të dyshuara si marihuanë me peshë 16.6 gramë.

Pas intervistimit, dy të dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar me procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat