Me 23 kg kanabis drejt Malit të Zi, arrestohet në Muriqan 54 vjeçari nga Tirana

Kronikë e zezë

Me 23 kg kanabis drejt Malit të Zi, arrestohet në Muriqan 54 vjeçari nga Tirana

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 10:48
Lëndë narkotike

Një sasi prej 23 kg lëndë narkotike kanabis sativa u sekuestrua nga policia kufitare e Muriqanit në Shkodër, duke arrestuar në flagrancë poseduesin.

Policia lokale sqaron se ka arrestuar shtetasin Maliq Kruja, 54 vjeç, banues në Tiranë, i cili u paraqit në pikën e kalimit kufitar me mjetin e tij tip Benz për të shkuar në drejtim të Malit të Zi.

Nga kontrolli i ushtruar në vijën e dytë u gjetën dhe u sekuestruan 23 kilogramë lëndë e dyshuar Cannabis Sativa

Gjithashtu në P. K. K. Muriqan u arrestuan shtetasit, E. M. 31 vjeç, banues në Durrës dhe A. B. 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës Shqipëri-Gjermani në sediljen e këtyre shtetasve, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, në ngarkim të shtetasit Maliq Kruja, për veprën penale “Trafikimi i narkotike?ve”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat