Policia: Personi në Gjakovë ka humbur jetën pas një shpërthimi

Kronikë e zezë

Policia: Personi në Gjakovë ka humbur jetën pas një shpërthimi

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 10:25
Ilustrim

(E plotësuar) -   Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës ka pranuar informatën për një shpërthim eksploziv rreth orës 8:00 në fshatin Smolic të Gjakovës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.

“Rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm policia ka marrë informatën për një rast në fshatin Smolicë të Gjakovës. Një person ka humbur jetën nga një shpërthim i një mjeti të dyshimtë që ka ndodhur aty”, ka thënë përmes telefonit zëdhënësja e policisë për Rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

“Rrethanat lidhur me rastin janë duke u hetuar”, ka thënë ajo.

Vritet një person në Gjakovë

Një person ka mbeturi i vdekur ditën e sotme në Komunën e Gjakovës.

Këtë e ka konfirmuar për mediat vendore, zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Gjakovës, Lirie Podrimje.

“Mund të konfirmoj rastin e vrasjes së një personi në Gjakovë“, tha Podrimaj.

Zëdhënësja tha se nuk ka detaje të tjera për këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat