Vodhën vilën, por u kapën në flagrancë duke ngarkuar mobiljet

Kronikë e zezë

Vodhën vilën, por u kapën në flagrancë duke ngarkuar mobiljet

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 10:17
Operacioni

Në finalizim të operacionit të koduar " Vila", policia e Lezhës vuri në pranga 2 presona të akuzuar për vjedhjen e një banese.

Sipas policisë ata u kapën në momentin që po nxirrnin materialet për t’i transportuar.

U sekuestrohen në flagrancë materialet që po tentonin të vidhnin.

Gjithashtu, vazhdojnë kontrollet e befasishme në lokale, akse rrugore e ambiente të ndryshme nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë,  në bashkëpunim edhe me forcat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, me qëllim  ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Shoqërohen në ambientet e policisë për verifikim, 7 persona kryesisht me precedentë penale të mëparshëm për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, pas një pune hetimore profesionale dhe të mirëorganizuar, u bë i mundur ndërhyrja në kohë rekord duke kapur në flagrancë 2 shtetas në tentativë për të vjedhur në një banesë vilë ( pa persona brenda), ku po nxirrnin materialet nga banesa për ti transportuar.

Konkretisht :

- Bardhok Miza, 42 vjeç, banues në Kurbin

- E.M. 17 vjeç, banues në Kurbin.

Këta 2 shtetas, u kapën në flagrancë duke vjedhur në banesën vilë të shtetasit N.K. në Ishull  Shëngjin në Lezhë, ku iu sekuestruan në cilësinë e proves materiale në flagrancë, edhe pajisjet shtëpiake që po tentonin të vidhnin, si:

-  frigorifer

- tavolinë

-  karrike

- lavatriçe

- disa vegla pune dhe pajisje të tjera shtëpiake

- etj.

Gjithashtu, të arrestuarit,  janë dokumentuar me prova ligjore si autorë të dyshuar edhe të vjedhjeve të ndodhura më parë :

- Më datë 27.09.2018, dyshohet të kenë vjedhur me thyerje marketin në pronësi të shtetasit E.L. , në Shënkoll - Lezhë.

- Më datë 09.10.2018, dyshohet të kenë vjedhur dyqanin e elektroshtëpiakëve në pronësi të shtetasit M.Xh. në Lezhë.

Materialet proçedurale në ngarkim të tyre , i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprën penale " Vjedhje" kryer në bashkëpunim' parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Gjithashtu, kontrolle të  befasishme do vazhdojnë  edhe në ditët në vijim me qëllim goditjen e paligjshmërisë, parandalimin e ngjarjeve kriminale,si dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat