Shëtiste rrugës me dy trombllona, arrestohet romi nga Mitrovica

Kronikë e zezë

Shëtiste rrugës me dy trombllona, arrestohet romi nga Mitrovica

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 12:44
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës raporton se mbrëmë në rrugën “Adem Voca”, në Mitrovicë ka arrestuar një të dyshuar të nacionalitetit rom i cili dyshohet se nën ndikimin e alkoolit, sipas dëshmitarëve po shëtitej në rrugë me një predhë luftarake.

Patrulla policore ka arritur të dyshuarin ta arrestojë. Njësiti për deminim i PK-së ka tërhequr nga vendi i ngjarjes në mënyrë të sigurt dy trombllonët. I dyshuari me vendimin e prokurorit dërgohet në qendrën e mbajtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat