Emri i të plagosurit në Istog dhe personi që dyshohet se e ka bërë këtë vepër

Kronikë e zezë

Emri i të plagosurit në Istog dhe personi që dyshohet se e ka bërë këtë vepër

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 10:27
Ilustrim

(E plotësuar) - Një person është plagosur pasditën e djeshme në Istog. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Muzhevinë. Emri i të plagosurit është Ukë Idrizaj. Policia ka konfirmuar se një person është arrestuar si i dyshuar për këte vepër.

I arrestuari është L.Arifaj nga Istogu. Mediat bëjnë të ditur se një kontest pronësor ka shpier deri te ky sherr.

I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

“Dje kemi pranuar një informatë se në fshatin Muzhevinë të Istogut, rreth orës 17:10 ka ndodhur një rast i plagosjes. Pasi ka dal në vendin e ngjarjes, policia ka vërejtur njolla gjaku, kurse personi i plagosur nuk ka qenë në vendin e ngjarjes. Policia është informuar se një i dyshimtë k/shqiptar e ka goditur me një plumb viktimën në pjesën e epërme të këmbës së majtë” thuhet në njoftimin e policisë.

Viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në QMF në Istog, e pastaj është dërguar në spitalin rajonal në Pejë.

Plagosje në Istog, arrestohet i dyshuari

Një person është plagosur dje pasdite me armë zjarri në fshatin Muzhevinë të Istogut, derisa policia ka arritur që menjëherë ta arrestoj të dyshuarin.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

“Dje kemi pranuar një informatë se në fshatin Muzhevinë të Istogut, rreth orës 17:10 ka ndodhur një rast i plagosjes. Pasi ka dal në vendin e ngjarjes, policia ka vërejtur njolla gjaku, kurse personi i plagosur nuk ka qenë në vendin e ngjarjes. Policia është informuar se një i dyshimtë k/shqiptar e ka goditur me një plumb viktimën në pjesën e epërme të këmbës së majtë”, ka thënë Ibraj.

Sipas tij, viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në QMF në Istog, e pastaj është dërguar në spitalin rajonal në Pejë.

“Sipas vlerësimit të konstatimit mjekësor, i njëjti është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Rasti është në proces hetimi, kurse arma e tipit TT M57 me një karikator prej 7 fishekë e cila  dyshohet se është përdor është konfiskuar nga hetuesit. Hetuesit janë duke ndërmarr masat e nevojshme për të mësuar motivin e këtij rasti dhe sipas procedurave rasti do të procedohet në institucionet përkatëse në prokurori”, ka përfunduar Ibraj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat