Prangoset 22 vjeçari, pasi tentoi të trafikojë të miturën

Kronikë e zezë

Prangoset 22 vjeçari, pasi tentoi të trafikojë të miturën

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 13:10
Foto ilustrim

Një 22-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Sarandës, pasi tentoi të trafikonte drejt Greqisë një vajzë të mitur. Ai është Xhoni Qëndraj një 22-vjeçar, banues në lagjen “Partizani” të Vlorës.

Arrestimi i tij u bë mbi bazën e kallëzimit të bërë nga shtetësia F.A, 17 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ka deklaruar se shtetasi Xhoni Qëndraj e kishte marrë atë nga Vlora me qëllim për ta trafikuar në shtetin Grek.

Në momentin e konstatimit dhe kapjes së këtij shtetasi në Pikën e Kalimit Kufitar Sarandë, Xhoni Qëndraj ka bërë rezistencë duke mos iu bindur shërbimeve të policisë me qëllim që të kalonte kufirin bashkë me shtetasen e mitur të cilën e kishte marrë me vete.

Gjithashtu, Xhoni Qëndra është një nga bashkëpunëtorët në lidhje me operacionin “Four” më datë 03.10.2018, ku u dokumentuan 10 vjedhje.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Trafikimi i të miturve” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 128/b dhe 242 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat