“Çmendet” himarioti, pas dhunës ndaj gruas, godet edhe policin në komisariat

Kronikë e zezë

“Çmendet” himarioti, pas dhunës ndaj gruas, godet edhe policin në komisariat

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 09:55
Ilustrim

Jani Goro quhet personi 44-vjeçari që u arrestua nga policia e Vlorës pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, me iniciale L.B., për motive të dobëta.

Gjatë shoqërimit të Goros, drejt ambienteve të policisë së Komisariatit të Himarës, 44-vjeçari ka goditur me sende të forta edhe një efektiv policie.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale "Dhunë në familje", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Goditja për shkak të detyrës", parashikuar nga nenet 130/a, 236, 237 të Kodit Penal.

Njoftimi i policisë:

Vlorë - Himarë

Arrestohet në flagrancë nga policia, shtetasi:

Jani Goro, 44 vjeç, banues në Himarë.

Policia ka bërë arrestimin e këtij shtetasi pasi më datë 08.10.2018, në Himarë, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases L.B, për motive të dobëta.

Gjatë shoqërimit të tij drejt ambienteve të policisë së Komisariatit Himarë, ky shtetas ka goditur me sende te forta një punënjës policie duke e penguar atë të ushtrojë detyrën.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale "Dhunë në familje", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Goditja për shkak të detyrës", parashikuar nga nenet 130/a, 236, 237 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat