Konfiskohet kokainë dhe para, në mesin e të arrestuarve edhe një polic

Kronikë e zezë

Konfiskohet kokainë dhe para, në mesin e të arrestuarve edhe një polic

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, pas një pune hetimore katër mujore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Njësitin Antidrogë dhe Inspektoriatin policor, gjatë kontrollimit, në tri lokacione, Ferizaj, Kaçanik dhe Prizren, ka sekuestruar 550 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, një shumë të parave, një peshore digjitale, disa telefona mobil dhe tri vetura të cilat janë sekuestruar.

Sipas prokurorisë, janë arrestuar gjashtë persona, ku njëri ndër ta është zyrtar policor.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se me urdhër të prokurorit, për personat e arrestuar është caktuar masa e ndalimit  48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat