I dyshuari për vrasje të rëndë në Pejë mbetet në paraburgim - Bota Sot
I dyshuari për vrasje të rëndë në Pejë mbetet në paraburgim

Kronikë e zezë

E hënë, 15 tetor 2018

I dyshuari për vrasje të rëndë në Pejë mbetet në paraburgim

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 10:26
Gjykata e Apelit e Kosovës,

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka lënë në fuqi masën e paraburgimi prej një muaji ndaj të pandehurit Sh.G.

Në këtë mënyrë, kjo gjykatë e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë , të datës 25.09.2018.

Sh.G. është i dyshuar për veprën penale” Vrasje e rëndë” nga neni 179, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5  i Kodit Penal të Republikës së Kosovës si dhe “Mbajte në pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 374 i këtij kodi.

Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dispozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test