Aksident me fatalitet në fshatin e presidentit Thaçi

Kronikë e zezë

Aksident me fatalitet në fshatin e presidentit Thaçi

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 23:40
Foto ilustrim

Si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident komunikacioni ka vdekur një person rreth 28-vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Burojë të Skenderajt, prej nga vjen presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Lajmin për Kallxo e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Mitrovicës.

Zëdhënësi Avni Zahiti tregoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19 :00.

Përveç një personi që ka vdekur nga lëndimet e marra, edhe tre të tjerë janë lënduar.

SIpas Zahitit, dy prej tyre po kurohen në Spitalin rajonal të Mitrovicës, e njëri në QKUK.

Në këtë aksident janë të përfshira një veturë dhe një traktor.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Ky është aksidenti i tretë me fatalitet i raportuar gjatë ditës së sotme.

Kallxo raportoi për një aksident afër Gjakovës, në të cilin humbi jetën një fëmijë 6-vjeçar e u lënduan 9 persona të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat