Policia jep detaje për aksidentin “Te Santea”, humb jetën këmbësori

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin “Te Santea”, humb jetën këmbësori

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

Një person i moshës 65 vjeçare ka ndërruar jetë gjatë aksidentit të  ndodhur në rrugën “Bill Clinton”, në Prishtinë, te vendi i njohur “Te Santea”.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se viktima mashkull V.M ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Ndërsa, sipas saj, ngasësi i veturës E.B, 25 vjeç, është arrestuar.

“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Bill Clinton në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një veturë e tipit BMW. Si pasojë e aksidentit  lëndime tripore ka pësuar këmbësori V.M mashkull 65 vjeç i cili nuk i ka përballuar plagët e shkaktuara dhe i njëjti në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me këtë aksident është arrestuar ngasësi i veturës E.B 25 vjeç, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Flora Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat