55 vjeçarja bëhet për spital, dhunohet nga kunati dhe djemtë e tij

Kronikë e zezë

55 vjeçarja bëhet për spital, dhunohet nga kunati dhe djemtë e tij

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 13:57
Ilustrim

Një 55 vjeçare është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit.

Gruaja është dhunuar nga kunati i saj dhe dy djemtë e tij për motive pronësie.  Dy të rinjtë dhe babai i tyre e kanë goditur me sende të forta shtetasen me inicialet Q.K. E dhunuara është dërguar në QSUT në Tiranë për mjekim të specializuar. 

Njoftim:

Më datë 23.09.2018, në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka ardhur e dëmtuar shtetësia Q.K. 55 vjeçe, banuese në Armath, Manëz, Durrës, e cila është dërguar për mjekim të specializuar në QSUT Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se autorët e dyshuar janë shtetasit M.K. 61 vjeç dhe dy djemtë e tij, shtetasit A.K. 28 vjeç dhe A.K. 32 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri - tjetrin, për motive pronësie janë  konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasen Q.K.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale " Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare“ e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenet 79/c, 22,   25 te Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat