Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e mesnatës së mbrëmshme një mashkull është arrestuar ngase kishte sulmuar vëllain e tij fizikisht duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
“Një mashkull K-Qerkez është arrestuar për shkak se kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij duke i shkaktuar lëndime të rënda trupor. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.