Policia e Shqipërisë ka arrestuar në Sarandë, 42 vjeçarin M. K, i cili ishte menaxher dhe banakier në një lokal.
Sipas Policisë, kapja dhe arrestimi i tij u bë në lokalin ku punon pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banakun e këtij lokali, u gjet dhe u sekuestrua 4 gramë lëndë narkotike e dyshuar si "Kokainë".
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.