Rrëmbeu dhe vrau 15-vjeçaren, prova që “fundosi” Behar Bajrin

Kronikë e zezë

Rrëmbeu dhe vrau 15-vjeçaren, prova që “fundosi” Behar Bajrin

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 12:01
Behar Bajri

Të tjera detaje janë zbuluar sot mbi aktivitetin e bandës kriminale “Bajri” në Shkodër, që drejtohej nga dy vëllezërit Safet dhe Enver Bajri, ku pjesëtar ishte edhe kushëriri i tyre, Behar Bajri.

Policia dhe Prokuroria ka arritur që të verifikojë dy vrasje të kryera nga kjo bandë, duke u bazuar tek faktet shkencore. Bëhet fjalë për vrasjen e Arben Tuzit, ngjarje e ndodhur më 7 shkurt 2001, si dhe vrasja e shtetases me inicialet F.H,. 15 vjeçe.

Kujtojmë që vajza u gjet e pajetë në banesën e Behar Bajrit më 20 qershor të 20 të 2002-it.

E mitura ishte marrë peng dhe mbahej me forcë nga Behar Bajri, raporton “BW”. Vrasja e saj u zbulua për shkak të pozicionit të plumbit që kishte marrë poshtë parakrahut.

Prova e fortë që fundosi Bajrat ishte pistoleta, e cila rezultoi se ishte e njëjta që ishte përdorur edhe për vrasjen e Arben Tuzit.

Me këtë të fundit familja Bajri kishte konflikte të vazhdueshme, të cilat kishin shkuar deri në përleshje me armë apo dhe me vrasje.

Në aksionin e fundit të policisë, Behar Brajoviq (Bajri) u arrestua në Roterdam të Holandës, ndërsa djali i xhaxhait, Safet Bajri u kap në Tiranë. Ndërkohë kushëriri tjetër, Enver Bajti është shpallur në kërkim. Sakaq, nuk përjashtohen edhe ngjarje të tjera kriminale, si vrasje, të kryera që nga viti 2000 deri në vitin 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat