Polici lëndoi dorën gjatë përplasjes me një qytetar në rrugën “Rrustem Statovci”

Kronikë e zezë

Polici lëndoi dorën gjatë përplasjes me një qytetar në rrugën “Rrustem Statovci”

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 14:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Një incident ka ndodhur sot në mesditë në rrugën “Rrustem Statovci” të kryeqytetit. Ngjarja ka ndodhur pasi që Policia kishte bllokuar rrugën në kuadër të planit operativ për garantimin e sigurisë së pjesëmarrëseve në rivarrimin e kolonel Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupti, në varrezat e dëshmorëve të Prishtinës.

Policia ka thënë në vendin e ngjarjes, se qytetari nuk kishte përfillur urdhrin e Policisë për të ndaluar me veturë në aksin rrugor të bllokuar për shkaqe sigurie. Derisa ka goditur me veturë policin që e kishte ndaluar atë.

Major Shkëlzen Xhafa, tha për KosovaPress se polici ka lënduar dorën e djathtë dhe është duke u trajtuar në emergjencë, derisa qytetari është arrestuar dhe dërguar në Stacion Policor për procedura të mëtejme.

Major Xhafa: Qytetari nuk iu përfill urdhrave, goditi Policin me veturë

“Rreth orës 13:50 Stacioni Policor “Qendra” në Bashkëpunim me drejtorinë Rajonale dhe Drejtorinë e përgjithshme ka vepruar në bazë të planit operativ për rivarrimin  eshtrave të kolonel Ahmet Krasniqit. Derisa Policia ka qenë duke bërë edhe kontrollimin e  trafikut e kemi parë të arsyeshëm dhe të domosdoshme që ky aks rrugore të bllokohet. Një qytetar siç e shihni me automjetin e poshtëm këtu do të thotë nuk iu ka bind urdhrave të policit dhe ka vazhduar duke e goditur policin në anën e djathtë, polici pë momentin është në emergjencë e ka dorën e thyer. Prokurori është kontaktuar dhe në bazë të procedurave penale është duke marrë me hetime të mëtutjeshme penale...Përderisa Policia ka dhënë urdhër të ndalojë i njëjti ka vazhduar  dhe nga goditja e tij pra dora e policit që është thyer është dëmtar edhe xhami”, ka thënë Xhafa.

Majori nuk ka bërë publike identitetin e policit dhe personit ë arrestuar të përfshirë ën rast, për shkak se hetimi është në fazën fillestare.

Por familjarët e Atdhe Maxhunit, personit që u arrestua, kanë deklaruar se policia nuk po e tregon të vërtetën e rastit.

Sipas Premton Maxhunit, djalit të axhës së Atdheut, polici nuk ka lejuar kushëririn e tij që ë parkohet dhe të vazhdojë në këmbë deri te puna e tij, në rrugën Isa Kastrati.

Maxhuni: Policia po jep deklaratë të rrejshme, do të kërkojmë dëmshpërblim

“Ky policia çka ka fol deri tash në intervistë ka rrejt se ai të Atdheut ka dashtë me u parku se e ka punën lartë. Polici nuk e ka leju me u ngjit me kerr, ai ka dashtë me u parku e me fol me Policin me i thanë që qe po shkojë në këmbë. Ai tu dashtë me hi në parking ky i ka mëshu boks, kjo është ngjarja si unë si dëshmitarët krejt e kemi. Pa janë edhe kamerat e lokaleve kemi me i këqyr krejt...erdhën e arrestuan për tentim vrasje, tash kamuflimi i Policisë për me u mbrojt...”, ka thënë Maxhuni i cili paralajmëroi që do të kërkojnë dëmshpërblim për dëmet e veturës dhe akuzën e rrejshme.

Rruga “Rrustem Statovci është bllokuar sot për shkak të garantimit të sigurisë për pjesëmarrësit në rivarrimin e eshtrave të Ahmet Kransiqit dhe Qazim Jakupit.

***

Një incident ka ndodhur pak më parë në rrugën “Rrustem Statovci” të kryeqytetit.

Dëshmitarët kanë treguar se ngasësi i veturës Audi A 4 nuk i ka përfillur urdhrat e Policisë për të mos kaluar në këtë rrugë, e cila ishte e bllokuar për shkak të turmës që po merr pjesë në rivarrimin e dy dëshmorëve, Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi.

Një polic ka mbetur i lënduar nga ky rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat