22 të arrestuar për prostitucion në Prishtinë dhe Gjakovë

Kronikë e zezë

22 të arrestuar për prostitucion në Prishtinë dhe Gjakovë

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 16:10
Ilustrim

Policia e Kosovës në kuadër të veprimeve operativo-hetimore, me qëllim të parandalimit të krimit, këto tri ditë kanë realizuar operacione policore në rajonet Gjakovë dhe Prishtinë, me ç’rast janë arrestuar 22 persona të dyshuar për përfshirje në prostitucion.

Në rajonin e Prishtinës më 18.09.2018, nga Sektori Qendror i Hetimeve të Trafikimit me Njerëz (DHTQNJ), janë identifikuar dhe janë arrestuar  katër të dyshuar  meshkuj shqiptarë dhe  tetë të dyshuara femra shqiptare, nën dyshimin për  prostitucion.

Me vendim të prokurorit kompetent të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore. 

Në rajonin e Gjakovës më 19.09.2018, janë arrestuar 6 persona: 1. K.R. m/sh/kosovare; 2. V. Ç. f/sh/kosovare,; 3. N. B. rae/serbe; 4. M. B. m/sh/kosovar; 5. M. P. m/sh/kosovar; 6. B.I. rae/kosovar; dy prej tyre,  të dyshuarit nr.1 dhe nr. 2, janë ndaluar me urdhër të prokurorit për 48 orë, ndërsa katër të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Në rajonin e Prishtinës më 20.09.2018, gjatë një plani taktik janë arrestuar katër persona të dyshuar si në vijim: 1. L.K. f/sh/kosovare; 2. SH.K. f/sh/k; 3. B.L. f/sh/k; dhe 4. A.F. f/sh/k. Të dyshuarat nr. 1 dhe nr. 2 janë arrestuar nën dyshimin për vepër penale   “mundësim ose detyrim në prostitucion” dhe “ofrim i lokalit për prostitucion”, ndërsa të dyshuarat numër 3 dhe 4 për veprën “marrje me prostitucion”.

Me vendim të prokurorit kompetent e dyshuara L.K. ndalet për 48 orë, ndërsa tri të dyshuarat tjera lirohen në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat