Përplasje me thika tek ‘Astiri’, një i plagosur

Kronikë e zezë

Përplasje me thika tek ‘Astiri’, një i plagosur

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 12:15
Policia shqiptare

Një person është plagosur me thikë tek zona e njohur si "Astiri" në Tiranë.

Policia e Tiranës informon se ngjarja është raportuar rreth orës 10:15 minuta dhe është bërë shoqërimi në polici i autorit të dyshuar të identifikuar me inicialet R.C.

"Në zonën e “Unazës së Re” pas një konflikti, ka plagosur me mjet prerës një shtetas të moshës rreth 40 vjeç i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve" informoi policia.

Konflikti ka nisur për motive të dobëta dhe se po vijojnë veprimet e mëtejshme hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat