U mori eurot, celularët dhe çantat pakistanezëve, kapet njëri nga autorët e grabitjes në Shkodër

Kronikë e zezë

U mori eurot, celularët dhe çantat pakistanezëve, kapet njëri nga autorët e grabitjes në Shkodër

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 18:34
Ilustrim

Policia identifikon dhe arreston njërin prej autorëve të vjedhjes me dhunë të disa shtetasëve të huaj.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe pas veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

Albion Shabaj, 28 vjeç, banues në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe.

Shtetasi Albion Shabaj, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, me një automjet në përdorim të tij, duke transportuar 6 shtetas të huaj nga vendet e treta me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, në lagjen Pepaj, fshati Hot, Malësi e Madhe, nën kërcënimin e armës u kanë marrë disa shtetasëve pakistanezë 780 Euro, 2 aparate celularë, dhe 6 çanta shpine.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të kësaj ngjarje.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti me të cilin shtetasi i arrestuar po transportonte shtetasit e huaj, si dhe po punohet për gjetjen e automjetit tjetër .

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale të “Vjedhje me dhunë” dhe “Ndihma pe?r kalim te? paligjshe?m te? kufijve”, parashikuar nga nenet 139-25 dhe 298–25 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat