1140 tiketa të trafikut për 24 orë në Kosovë

Kronikë e zezë

1140 tiketa të trafikut për 24 orë në Kosovë

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 11:23
Ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se numri i përgjithshëm i tiketave të shqiptuara gjatë ditës së djeshme është një mijë e 140.

40 aksidente kanë ndodhur dje në Kosovë, prej tyre 14 me të lënduar, kurse 26 sosh pa të lënduar, përcjell KosovaPress. Asnjë aksident nuk përfundoi me fatalitet.

Janë arrestuar 22 persona, 17 janë dërguar në mbajtje, kurse një është dërguar në vuajte të dënimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat