Përplasja me armë në Tiranë, arrestohet një nga autorët

Kronikë e zezë

Përplasja me armë në Tiranë, arrestohet një nga autorët

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 09:39
Ilustrim

Policia e Tiranës zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Shefqet Musaraj”, ku pas një sherri të castit pati të shtëna me armë.

Për rrjedhojë është vënë në pranga shtetasi Laert Hita, për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe Kanosje”.

Identifikohet shtetasi tjetër i përfshirë në konflikt dhe shpallet në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, arrestuan shtetasin: Laert Hita, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi: - A. P., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas mbrëmjen e djeshme rrugën “Shefqet Musaraj”, në lokal ( në pronësi të L. H.,) për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri - tjetrin, ku gjatë konfliktit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri - tjetrit, por pa pësuar dëmtime nga të shtënat.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat