Plagoset vëllai i deputetit të Kosovës, Policia jep detaje

Kronikë e zezë

Plagoset vëllai i deputetit të Kosovës, Policia jep detaje

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 10:52
Ilustrim

(E plotësuar) - Policia e Kosovës ka identifikuar një të dyshuar lidhur me plagosjen e një personi në një lokal në Prishtinë.

Në një komunikatë për media thuhet se A.M. mashkull, shtetas i Kosovës, i cili aktualisht është në arrati, mbrëmë rreth orës 24:00, ka plagosur Osman Pacollin (33), në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.

Pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor.

***

Një person është plagosur mbrëmë në Prishtinë. Media mëson se bëhet fjalë për Osman Pacollin, vëlla i deputetit të Kuvendit të Kosovës Islam Pacolli dhe zyrtarit të AKR-së Rrahim Pacolli.

Mësohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Plagosjen e Osman Pacollit e konfirmoi edhe nënkryetari I Prishtinës Selim Pacolli që njëherësh të plagosurin e ka djalë të axhës.

“Po bëhet fjalë për Osmanin, djalin e axhës, gjendja e tij është më e mirë”, tha Selim Pacolli.

Nga Policia nuk kanë dhënë detaje të hollësishme lidhur me këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat