Policia jep detaje për vrasjen e 29-vjeçarit në Pejë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për vrasjen e 29-vjeçarit në Pejë

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 09:01
Ilustrim

Policia Rajonale e Pejës sot në mëngjes ka dhënë detaje për vrasjen e mbrëmshme që ka ndodhur në Pejë, ku një person i moshës 29 vjeç humbi jetën nga arma e zjarrit.

Policia e Kosovës është njoftuar se të dielën rreth orës 21:20, se në rrugën “Qerim Muriqi” në Pejë është një person pa shenja jete.

“Njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë vendit të ngjarjes dhe me të arritur është hasur në viktimën V. Sadria (1989) i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës në vend të ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës, hetuesit rajonalë, në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat për kryerjen e veprës penale ‘vrasje ’.

Deri sot në mëngjes nuk është raportuar për persona të dyshuar.

Ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat