Vrasje e rëndë në Dubravë të Istogut, 29-vjeçari gjendet në përrocken e fshatit

Kronikë e zezë

Vrasje e rëndë në Dubravë të Istogut, 29-vjeçari gjendet në përrocken e fshatit

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 16:06
Dubravë

Para dy ditësh një burrë i moshës 29-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një përrockë në fshatin Dubravë të Istogut. Media mëson se bëhet fjalë për A.D i lindur në vitin 1989. Vdekja e tij po cilësohet si “vrasje e rëndë”, nga Policia e Kosovës, përderisa ende nuk ka ndonjë të arrestuar.

Policia po punon intensivisht për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së 29 vjeçarit ata kanë nisur disa pista të hetimeve, por nuk kanë dhënë më shumë detaje.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari për informim nga policia rajonale e Pejës, Driton Rugova.

“Me datën 14 shtator, në orën 15:15 minuta, policia është informuar se në fshatin Dubravë ndodhet një person në një përrckë. Ekipi mjekësor ka konstatur vdekjen e personit. Policia ka marrë masat e nevojshme dhe me datën 15 shtator , rasti është cilësur si “vrasje e rëndë”, tha Rugova.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, shtoi ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat