Sulmohet një zyrtar policor jashtë detyrës, kishte hasur në persona duke konsumuar drogë

Kronikë e zezë

Sulmohet një zyrtar policor jashtë detyrës, kishte hasur në persona duke konsumuar drogë

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 14:14
Foto ilustrim

Një zyrtar policor është sulmuar dje në lagjen Ulpiana në Prishtinë, pasi i njëjti duke qenë jashtë detyrës zyrtare kishte hasur në dy persona duke konsumuar narkotikë dhe kishte ndalur të dy.

“Zyrtari policor gjatë legjitimimit të të dyshuarve, ishte sulmuar me sprej në fytyrë nga njëri dhe të dy kishin arritur të largohen ne drejtim te panjohur. Zyrtarit policor ju ka ofruar tretmani mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një qese me substanca narkotike dhe një thikë. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat