Gjendet një mjet i dyshimtë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Gjendet një mjet i dyshimtë në Prishtinë

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Është gjetur një mjet i dyshuar shpërthyes në Prishtinë, konkretisht në rrugën e “Vushtrrisë”, të njohur ndryshe edhe si  lagjja “Tophane”.

Lajmin e ka konfimuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se ekipet e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit.

“Mund të konfirmojmë se sot rreth orës 06:30 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimt në rrugën e Vushtrrisë në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se nga prokurori kompetent rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjitshshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat