Tre të arrestuar në qendër të Prishtinës, kapen me drogë

Kronikë e zezë

Tre të arrestuar në qendër të Prishtinës, kapen me drogë

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 12:56
Arrestimi i një të dyshuari

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi të njëjtit janë kapur me substance të dyshuara narkotike.

Siç njofton policia, rasti ka ndodhur në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar një thikë, një elektroshok dhe një sasi e substancës se dyshuar narkotike”, bën të ditur policia.

Sipas njoftimit, me urdhër të prokurorit tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat