Fluturonte në autostradë me 193 km/h, Policia e shkund mirë shoferin

Kronikë e zezë

Fluturonte në autostradë me 193 km/h, Policia e shkund mirë shoferin

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 09:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia rrugore ka ushtruar kontroll në rrugën interurbane Tiranë - Durrës, gjatë natës së të premtes deri të shtunën në mëngjes.

Një burrë nga Tirana, 34 vjeç, u kap duke qarkulluar me 193 Km/ore. "E papranueshme kjo shpejtësi skëterrë" u shprehën nga Policia Rrugore e cila vërejti në vijim: "Për 240 minuta kontroll me radar u konstatuan 21 raste te shpejtesi tej normave te lejuara që varionin nga 151 km/h deri ne 193 km/h.  21 drejtues mjetesh u derguan ne OASH, por shkuan shendoshe prane familje por pa patente. Por keta drejtues mjetesh me mbi dy here me shume shpejtesi  se sa lejon tabela rrezikonin te shkonte patenta pa ata ne familje." 

"Drejtues mjetesh", bëri thirrje Policia në rrjetet sociale: "Stop shpejtesise fluturuese para se aksidenti të ndalojë ju. Gjithmone kujto; qarkullojmë më ngadalë për të jetuar më gjatë. Drejto automjetin duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugorë; dikush po pret në shtëpi. Bindjuni policisë rrugore; ndiqni rregullat e trafikut për të shmangur aksidentet. Jeta eshte e shtrenjte, mbrojeni atë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat