Aksident në Tiranë, një person i plagosur

Kronikë e zezë

Aksident në Tiranë, një person i plagosur

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 10:24
Ilustrim

Një aksident i rëndë ndodhi në Sauk mbrëmjen e djeshme.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 22:00 të së mërkurës, ku mësohet se një motor u përplas me një automjet Citroen.

Burimet kanë saktësuar se drejtuesi i motorit është dëmtuar nga përplasja, teksa është nisur menjëherë në spitalin e Traumës.

Pas marrjes së njoftimit në vendin e ngjarjes edhe forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur kqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe kanë marrë provat për të hetuar shkaqet e aksidentit rrugor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat