Policia raporton se dy të dyshuar pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht me viktimën e më pas kanë shtënë me armë në drejtim të tij.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë” në Pejë ku si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një gëzhojë të kalibrit 9 mm. Nuk raportohet për të arrestuar.