Një i arrestuar për grabitje të armatosur në Podujevë

Kronikë e zezë

Një i arrestuar për grabitje të armatosur në Podujevë

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të martën si i dyshuar për grabitjen e armatosur në një filial për transferim parash në Podujevë.

I dyshuari Sh.T. 27-vjeçar, të hënën ka hyrë në filialin në rrugën “Zahir Pajaziti” dhe nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë të parave të gatshme.

“Puna e hetuesve policor të stacionit të Podujevës, është finalizuar mbrëmë rreth orës 18:00, e cila ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. Ndaj tij, Prokurori i shtetit i ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat