Gjuan me armë në oborrin e shkollës, arrestohet një person në Skënderaj

Kronikë e zezë

Gjuan me armë në oborrin e shkollës, arrestohet një person në Skënderaj

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 11:35
Ilustrim

Në rrugën “Sala Hamit Jashari”, në Skënderaj, është arrestuar i dyshuari mashkull- shqiptar, pasi që i njejti ka shtënë me armë zjarri në oborrin e shkollës së mesme.

Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një revole Ekol me gaz dhe 48 fishekë të kalibrit 9mm, njofton Policia e Kosoves.

Nuk raportohet për të lënduar . Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat