Tragjike: 17-vjeçari nga Kaçaniku vdes nga rryma, Policia jep detaje

Kronikë e zezë

Tragjike: 17-vjeçari nga Kaçaniku vdes nga rryma, Policia jep detaje

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 08:18
Ilustrim

(E plotësuar) - Një person i moshës 17 vjeçare nga fshati Kovaçec i Kaçanikut ka humbur jetën mbrëmë rreth orës 21 e 30 minuta.

Policia ka dhënë detaje për Express rreth këtij rasti. Kanë thënë se ekspertët e KEDS-it kanë dal në vendin e ngjarjes dhe pas konstatimit se shtëpia në fjalë nuk ka lidhje të mirë të rrymës, e kanë shkyçë nga rrjeti.

“Rreth orës 21 e 30 minuta një person i moshës 17 vjeçare i fshatit Kovaçec nga rryma ka ndërruar jetë teksa ka qenë duke bërë dush. Familja e ka dëgjuar duke bërtitur dhe e kanë dërgu në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik, ku mjeku ka konstatuar se i njëjti nga rryma ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe njësiti i KEDS-it, ku sipas ekspertizës së tyre në vendin e ngjarjes lidhja e rrymës në atë shtëpi nuk ka qenë e sigurt dhe për atë arsye e kanë shkyçur nga rrjeti komplet shtëpinë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në Prishtinë”, kanë deklaruar nga policia.

Tragjike: Vdes i riu nga Kosova, e zuri rryma! 

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në qytezën e Kaçanikut.

Media mëson se Shaban Burrniku, i riu 17 vjeçar nga fshati Kovaqec, e zuri rryma duke bërë dush dhe si pasojë ndërroi jetë në vend.

I ndjeri Burrniku ishte nxënës në klasën e 11 në Shkollën e Mesme Profesionale “Voskopojë”.

Ky institucion arsimor ka marrë vendim që sot të mos mbahet mësimi për shkak të nxënësit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat