Llapushnik: Gjendet mjet shpërthyes

Kronikë e zezë

Llapushnik: Gjendet mjet shpërthyes

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Në fshatin Llapushnik të komunës së Drenasit është raportuar se gjatë ditës së diele një person ka lajmëruar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes, derisa ishte duke punuar në oborrin e fqinjit të tij rreth orës 18:00.

Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se derisa ishte duke punuar me ekskavator në oborrin e fqinjit të tij ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Patrulla policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, kurse njësiti për deminim i FSK-së-“EOD-18”,dhe KFOR-it, kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar mjetin e dyshuar granatë dore të grupit A6, të cilën në vendin e ngjarjes e kanë shpërthyer sigurt dhe pa asnjë problem”, thuhet në këtë raport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat